Motosport

Hamilton niset i pari në Sprint-in e Kinës

Britaniku Lewis Hamilton dhe Scuderia do të nisen për të parën herë nga një “Pole Position” në garën Sprint në Kinë. Hamilton kaloi një garë të vështirë në debutimin australian për Ferrari-n por buzëqeshja iu rikthye në Shanghai kur la pas Max Verstappen me një diferencëq prej 0.018” për xhiron rekord 1’30”849. Shtatë herë kampioni i Botës fitoi në të njëjtën kohë edhe duelin në skuadër me Charles Leclerc dhe shfrytëzoi momentin e dobësisë nga McLaren.

Oscar Piastri mundi të renditej vetëm i 3 ndërsa fituesi i një jave më parë në Melbourne, Lando Norris nuk bëri dot më mirë se sa vendi i 6 pas gabimit në xhiron e parë të sesionit të 3 kualifikues. Kjo është vetëm hera e dytë që Hamilton do të niset i pari në një garë Sprint pas asaj në Silverstone në vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë