Lewis Hamilton përpiqet të gjejë aspekte pozitive në pushimin e detyruar, që emergjenca Koronavirus i ka shkaktuar F1: “Ndihem më i freskët. Ka pasur shumë momente në pesë vitet e fundit kur mendoja se një periudhë pushimi do të ishte pozitive për trupin dhe mendjen – ka thënë në një video të publikuar nga Mercedes – . Për një atlet në majë nuk është kurrë diçka e mirë të largohesh për një vit, por na u dhurua një periudhë pjesërisht sabatike, që po më pëlqen”.
Hamilton, 35-vjeç, shton se “kjo mungesë e detyruar larg pistës është gati një bekim, sepse të bën të vlerësosh më shumë gjërat që do dhe ato që bën”. Kampioni i botës ka shtuar më pas se perspektiva e garave pa spektatorë “më transmeton një ndjesie zbrazëtie, sepse tifozët ‘bëjnë’ garën. Nuk e di sa emocionuese mund të jetë një GP në tv TV njerëzit që e shohin, por do të jetë më mirë se asgjë”.
Një intervistë e shoqëruar vlerësime për skuderinë Mercedes: “Mercedes është skuadra më e mirë për çdo pilot”. Fjalët e britanikut pasojnë thashethemet nga skuderia e kuqe, sipas të cilave ëndrrat e kampionit të botës, për tu transferuar në Maranello, janë zbehur nga Sebastian Vettel, tashmë shumë pranë rinovimit me Ferrarin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




