Lewis Hamilton, pavarësisht gjashtë titujve botëror në Formula 1, çdo sezon rikrijon stilin e tij të drejtimit, në kërkimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve që i lejojnë të përmirësohet. Piloti anglez i Mercedes ka treguar sesi ai bën ndryshime çdo vit, ndonjëherë edhe brenda të njëjtit sezon.
“Mund të përmirësohesh gjithnjë – ka thënë Hamilton -. Nuk i fituam të gjitha garat vitin e kaluar. Në raste të caktuara u penguam dhe ka kaq shumë elementë që të çojnë tek fitorja. Ka gjithnjë zona në të cilat mund të përmirësohesh. Si pilot, duhet të mendoj sesi mund të përmirësoj komunikimin me skuadrën time, mekanikët e djemtë e fabrikës. Por edhe si të ofroj performanca më të mira”.
Por, përmirësimi i përket edhe teknikës së drejtimit: “E bëj çdo vit e edhe gjatë sezonit, sepse teknika po evoluohet. Këtë vit, për shembull, kemi të njëjtat goma të vitit të kaluar, por vitin e kaluar rezultuan një problem, kështu që ka ende teknika të buta që duhet të adaptoj, edhe me një makinë ndryshe. Kjo është pjesë e lojës, të jesh në gjendje të adaptohesh, kemi këtë makinë të re që nuk di akoma si ta administrojë, por shpresoj të jetë fantastike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




