Bota

Hamasi zgjedh ‘trurin’ e sulmeve të 7 tetorit si liderin e ri politik, kush është Yahya Sinwar

Gazeta Si- Lëvizja militante Hamas ka zgjedhur një lider të ri politik në vend të Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran. Ai është lideri ushtarak i Hamasit, Yahya Sinwar, njoftoi Hamasi në faqen e tij të internetit.

Në vitin 1989, Sinwar u dënua me katër burgime të përjetshme për organizimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve, të cilët ai i akuzoi për bashkëpunim me Izraelin.

Pas 22 vitesh shërbimi, Sinwar u lirua në një shkëmbim të madh të burgosurish. Në vitin 2011, Izraeli ka shkëmbyer 1026 palestinezë të burgosur për një ushtar izraelit që ishte marrë peng nga Hamasi.

Sinwar konsiderohet organizatori i sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur sulmoi objektet ushtarake kufitare izraelite, dhe më pas vendbanimet dhe një festival muzikor. Pothuajse 1200 njerëz u vranë dhe 250 pengje u morën.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale njoftoi në maj se do të kërkonte lëshimin e një urdhër-arresti për këtë lider të ri ushtarako-politik të Hamasit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kur flasin për të, analistët izraelitë kujtojnë gjithmonë një nga frazat e tij: "Ne do të shembim kufirin me Izraelin dhe do t'ua heqim zemrat nga trupi". “Kjo zgjedhje është “një mesazh i fortë për pushtuesin se Hamasi po vazhdon në rrugën e rezistencës”.

Agjentët e Shin Bet, shërbimi i sigurisë së brendshme izraelite, të cilët e morën në pyetje nga fundi i viteve 1980, e mbajnë mend mirë atë: “Ai rrëfeu pa iu dridhur syri se kishte ndëshkuar një informator të supozuar duke i kërkuar vëllait të tij ta varroste të gjallë me një lugë në vend të një lopate. Ky është Jahja Sinwar”.

Në vitin 2006, ai la burgun me një mijë të burgosur të tjerë palestinezë në këmbim të lirimit të ushtarit izraelit Gilad Shalit, i burgosur i Hamasit në Gaza për më shumë se 5 vjet.

Në qelinë e tij, ai nuk humb kohë duke studiuar armikun. Mëson hebraisht dhe lexon të gjithë librat e disponueshëm për etërit e Izraelit, nga Vladimir Jabotinsky, te Menachem Begin, te Yitzhak Rabin.

Prindërit e tij janë nga Ashkelon, por u bënë refugjatë pas Nakba të vitit 1948, ai u rrit në zonën më të braktisur të Gazës, në Khan Younis dhe u bë shumë besnik ndaj themeluesit të Hamasit, Sheikh Ahmed Yassin.

Në vitin 1987, vetëm 25 vjeç, ai themeloi organizatën e frikshme të sigurisë së brendshme të grupit, al Majd, e cila dënon krimet kundër moralit (legjenda thotë se kishte në shënjestër dyqanet që shisnin video pornografike) dhe e cila gjuan dhe vret këdo që dyshohet se bashkëpunon me Izraelin.

Në vitin 2017 ai u zgjodh udhëheqës i grupit për të gjithë Gazën, duke zëvendësuar Ismail Haniyeh. Më pas Sinwar, i njohur si Ebu Ibrahim, rizgjedhet në vitin 2021.

Atij i frikësohen, e duan. Deri më 7 tetor, derisa shiu i vdekjes të godasë Gazën. Dhe deri dje, kur Sinwar bëhet shefi i shefave. Një lider që megjithatë rrezikon të sundojë vetëm mbi rrënojat dhe vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë