Bota

Hapet vetëm për 20 kamionë kalimi për ndihmat e para në Gaza, mbahet sot Samiti i Paqes në Karjo

Hamasi liroi dy pengje amerikane, një grua dhe vajza e saj, të marra peng prej dy javësh në Gaza. Të dyja zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

Judith Tai Raanan dhe vajza e saj, Natalie Raanan, në duart e Hamasit për 14 ditë, kanë mbërritur në Izrael. Dy amerikanet janë pengjet e para që janë liruar nga Hamasi.

“Do të kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të dalë nga kjo sprovë e tmerrshme”, u tha Biden.

Amerikanët nga Çikago po vizitonin Izraelin më 7 tetor.

Momenti i lirimit te dy pengjeve amerilkane

Katari konfirmoi rolin e tij në lirimin dhe tha se do të vazhdojë të ndërmjetësojë me qëllimin për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve.

Ndërkohë, OKB-ja i bën thirrje qytetarëve në Gaza që të largohen nga shkollat ku po strehohen pasi kanë marrë alarme nga Izraeli për sulme.

“Kemi marrë një alarm nga Izraeli, largohuni menjëherë nga shkollat”.

Për sa i përket ndihmës humanitare, Biden garanton se është arritur një marrëveshje për hapjen e kalimit në Rafah brenda dy ditësh për të lejuar hyrjen e ndihmave shumë të nevojshme nga Egjipti.

 Kamionët që presin në vendkalim do të jenë “ndryshimi midis jetës dhe vdekjes”, tha shefi i OKB-së António Guterres.

Nderkohe është hapur kalimi i Rafahut midis Egjiptit dhe Gazës është hapur së fundmi për transitin e ndihmave humanitare.

Ambasada e SHBA-së në Izrael thotë se kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të hapet sot. Ndërkohë, Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të mos shkojnë drejt vendeve të Lindjes

Mirepo, kalimi u mbyll menjëherë pasi kaluan kamionët e parë të ndihmës. Ndërsa në Rripin e Gazës, ilaçet dhe ushqimet janë të pakta, Izraeli ka lejuar vetëm 20 kamionë me ndihma humanitare dhe kamionë të tjerë kanë mbetur në kufi. Kamionët kanë transportuar ushqime, ujë dhe ilaçe, por jo karburant. Izraeli u bëri thirrje qytetarëve të tij që të qëndrojnë larg Egjiptit dhe Jordanisë.

Nderkohe, liderët botërore janë mbledhur në samitin ndërkombëtar të paqes në Egjipt, iniciativë e presidentit egjiptian, Abdel Fattah al Sisi në dritën e konfliktit në Lindjen e Mesme. Samiti organizohet në dy sesione, një në mëngjes të hapur për shtyp dhe një në pasdite. E pranishme është edhe kryeministrja italiane e cila pritet të udhëtojë pasdite në Izrael në një vizitë të shkurtër në TelAvaiv për të takuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kreun e shtetit hebre Isak Herzog.

.

Kanë kaluar dy javë që kur grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe duke marrë peng rreth 200 të tjerë. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.

Zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë