Gazeta Si – Të shtunën në mëngjes, Hamasi liroi tre persona të tjerë që kishte marrë peng gjatë sulmeve në Izrael më 7 tetor 2023, siç kërkohet nga marrëveshjet e armëpushimit në Rripin e Gazës.
Ata janë Sagui Dekel-Chen, një burrë me shtetësi të dyfishtë izraelite dhe amerikane, argjentinato-izraelite Yair Horn dhe ruso-izraelite Alexandre Sasha Troufanov.
Ashtu siç kishte bërë dhe herët e tjera, Hamasi kishte ngritur një skenë në Khan Younis, një simbol i shkatërrimit në Rripin e Gazës, ku përmes një “shoë” prezantoi lirimin e 3 pengejeve izraelite.
Ky është lirimi i gjashtë i pengjeve nga Hamasi që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar dhe ishte i pasigurt deri pak ditë më parë.
Më 10 shkurt, Hamasi tha se do të pezullonte lirimin e pengjeve izraelitë deri në një njoftim tjetër, duke akuzuar Izraelin për shkelje të kushteve të marrëveshjes.
Ai e arsyetoi këtë vendim duke akuzuar Izraelin se ka penguar dërgimin në Rripin e Gazës të strehimit të përkohshëm dhe tendave për popullatën, makinerive për heqjen e rrënojave dhe karburanteve, ndër të tjera.
Pas njoftimit të Hamasit, Izraeli kishte kërcënuar se do të rifillonte bombardimet në Rripin e Gazës dhe do t’i jepte fund armëpushimit, në fakt pas një indikacioni të Presidentit të SHBA Donald Trump, një aleat i ngushtë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Në fund, më 13 shkurt – pas një serie bisedimesh të mbajtura në Kajro, Egjipt, me ndërmjetës egjiptianë dhe nga Katari – Hamasi njoftoi se do të fillonte sërish lirimin e pengjeve.
Pritet që të shtunën të lirohen 369 të burgosur palestinezë, 36 prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm, siç kërkohet nga marrëveshjet e armëpushimit.
Që kur filloi, Hamasi ka liruar 16 pengje izraelitë dhe pesë tajlandezë, të cilët që atëherë janë kthyer në vendin e tyre; në këmbim Izraeli liroi 566 të burgosur politikë palestinezë.
Marrëveshjet parashikojnë që në total Hamasi duhet të lirojë 33 pengje dhe Izraeli rreth 1900 persona të arrestuar në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




