Bota

Hamasi hedh poshtë propozimin e Izraelit për një armëpushim 6-javor në Gaza

Nga Gazeta ‘Si’- Hamasi ka refuzuar propozimin izraelit për një armëpushim gjashtëjavor në Gaza, i cili përfshinte kërkesën që grupi i armatosur të dorëzonte armët.

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat tha se plani nuk përfshinte asnjë angazhim për përfundimin e luftës dhe as për tërheqjen e trupave izraelite – që janë kërkesat kyçe të Hamasit – në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të gjalla që ata mbajnë. Kjo ndodh ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën ushtarake në Gaza.

Ndërkohë, një agjenci e OKB-së ka paralajmëruar se “situata humanitare në Gaza është tani ndoshta më e rënda në 18 muaj që nga shpërthimi i konfliktit”.

Kanë kaluar gjashtë javë që kur Izraeli ka lejuar hyrjen e ndihmave në enklavën palestineze – ndërprerja më e gjatë deri më tani.

Agjencitë e OKB-së i kanë kundërshtuar fuqishëm pretendimet e Izraelit se ka ushqim të mjaftueshëm në Gaza për një periudhë më të gjatë dhe sugjerojnë se bllokada mund të përbëjë shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë