Bota

Hamasi: Do të lirojmë 70 pengje në këmbim të një armëpushimi 5-ditor

Nga Gazeta ‘Si’-Krahu i armatosur i grupit militant palestinez, Hamas deklaroi se u ka thënë ndërmjetësuesve të Katarit se grupi është gati të lirojë deri në 70 gra dhe fëmijë të mbajtur në Gaza në këmbim të një armëpushimi pesë-ditor.

“Javën e kaluar pati një përpjekje nga Katari për të liruar pengjet, në këmbim të lirimit të 200 fëmijëve palestinezë dhe 75 grave. Armëpushimi duhet të jetë i plotë dhe të përfshijë lejimin e ndihmës humanitare kudo në Rripin e Gazës”, tha Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters, ai vazhdoi duke akuzuar Izraelin për “zvarritje dhe shmangie” të çmimit të marrëveshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë