Futboll

Halili: Dede të thotë arsyen e ikjes nga Tirana, s’marr trajner që kanë punuar opinionistë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili reagoi për herë të parë pas largimit të Nevil Dedes nga stoli bardheblu para ndeshjes me Laçin.

“Eshtë humbje që na largon nga objektivat . Kam lënë atë të flasë. Na kanë kushtëzuar rezultatet. Nëse do ta humbisnin, ndeshjen largoheshim nga objektivi. Forcën e gjej te djemtë tanë. Në ditët në vazhdim do të punojmë për të bërë ndryshimin. Kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe do të jenë gradualisht në fushë. Kthim mbrapa s’ka. Kam besim se ai do të thotë të vërtetën

Nuk pendohem për ato që bëj. Kam besim te skuadra dhe besoj se do të eci mbarë. S’është ndonjë për të sqaruar. Përderisa nuk e drejtoi ndeshjen, nuk është më trajneri. Për mua, po doni informacion më të plotë, bisedoni me të.

Kur situate nuk është mirë, dal dhe flas vetë. Për atë që do pyesni. Kemi kohë që mendojmë si të eci klubi përpara. Ndoshta nuk ishte fati me Deden. Kjo situatë ka kaq kohë kështu. Ju në veçanti, mediat ju respektoj. Jam në dispozicion të flasë ditë e natë. Të gjithë trajnerët kur kam folur unë para, dilnin e thonin ndryshe gjërat më pas. Ia keni futur ndonjëherë kot sipas qejfit. Rezistencat e ngrohta e sjellin te futbollistët.

Bushi, trajner i Tiranës – ër këtë më bëhet qejfi që ju i paskeni gjetur zgjidhjet. Nuk do vendos trajner që ka qenë opinionist. Bulku Tiranën aty e ka, mund të bëjë çfarë të dojë, por tani është në kombëtare. Të jeni të bindur që do bëjmë kthesën”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.

Nevil Dede është larguar nga skuadra e Tiranës pak minuta para ndeshjes me Laçin. Ai ka pasur një takim të shkurtër me presidentin Refik Halili dhe të dy kanë debatuar në lidhje me aktivizimin e Kukës në formacion.

Pas këtij debati, Dede ka lënë stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa Kuka është hequr nga formacioni që klubi i Tiranës kishte shkruar në protokoll. Në vend të tij është futur Danso, kurse në stolin bardheblu është ulur drejtori Tefik Osmani.

Dede e ka marrë drejtimin e Tiranës pas javës së 2-të të kampionatit, duke zëvendësuar Emanuel Egbo. Ecuria e kampionëve në fuqi me Deden në krye nuk ka qenë e mirë, Tirana është shumë larg kreut dhe ndoshta zemërimi i presidentit Refik Halili është i akumuluar dhe ka shpërthyer sot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë