Gazeta si – Mes argumenteve më të përfolur të ditëve të fundit është ai që lidhet me zgjatjen e mundshme të kontratës së Erling Haland. Prej javësh është bërë i ditur qëllimi i Mançester Sitit për të rinovuar me numrin 9 të tij, por sulmuesi norvegjez nuk është totalisht dakord.
Për këtë çështje ka folur vetë lojtari për ‘Telegraph’. “Sa është kohëzgjatja e kontratës sime? Tre vjet e 10 muaj? Pra, kemi ende shumë kohë për të diskutuar dhe për të arritur një akord”, – ka deklaruar sulmuesi fillimisht.

Më pas norvegjezi ka saktësuar: “Nuk kam thënë që do të qëndroj gjatë këtu! Kjo është një gjë, për të cilën nuk mund të mendohet tani dhe që nuk mund ta di. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, pastaj për sezonin e ri. Por po them të vërtetën… të qëndroj edhe 15 vjet në Angli? Eh, pse jo?”
Për momentin Haland e shmang totalisht zgjatjen e kontratës. Por një rinovim jo në kohë do të thotë se verën e ardhshme ai mund të jetë objektiv merkatoje i disa prej top klubeve, me Real Madrid në krye. Mançester Siti ka shumë punë përpara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.