Gazeta Si – Pep Guardiola dhe Mançester Siti fitojnë 6-3 derbin në një pasdite ëndrrash. Një rezultat historik për ‘qytetarët’. Ishte një ndeshje makthi për Mançester Junajtid, para syve të Sir Aleks Ferguson dhe me Ronaldon në stol.

‘Djajtë e kuq’ reaguan pjesërisht vetëm pas ‘pokerit’ të pësuar që në pjesën e parë. Foden dhe Haland realizuan secili nga një tripletë, por norvegjezi është ai që po e bën Sitin të fluturojë këtë sezon.
Haland ka shënuar 14 gola në 8 ndeshje në Premier Ligë dhe kjo në derbi ishte tripleta e tretë në shtëpi. Shifra monstruoze për sulmuesin e Guardiolës, i cili e ka shijuar si rrallë herë spektaklin e të tijve. Siti shkon tani 1 pikë prapa Arsenalit në renditje.
Te Mançester Junajtid është kthyer te goli Antoni Martial, pas një viti e dy muajsh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




