Futboll

‘Hakmerret Foda’ – grumbullon Gallapenin

Luftë e hapur mes Kosovës dhe Shqipërisë në futboll. Largimi i Brrutit nga dardanët te kuqezinjtë ka kthyer edhe një herë polemikat mes dy shteteve të një kombi që në futboll përfaqësohet nga dy skuadra të ndryshme.

Kapiteni i Kosovës U21 zgjodhi që të veshë fanellën e Shqipërisë dhe i menjëhershëm ka qënë reagimi i trainerit austriak të Kosovës me rastin e ndeshjeve të muajit Mars.

Franko Foda shpalli listën për ndeshjet Playoff që dardanët do të zhvillojnë në UEFA Nations League ndaj Islandës në datat 20 dhe 23 Mars. Kosova e fillon grumbullimin të hënën në Prishtinë.

Si zakonisht dardanët kanë listën zyrtare dhe atë të pritjes në rast dëmtimesh të mundshme gjatë ditëve të grumbullimit.

Tre debutues janë përzgjedhur nga Foda që këtë herë ka thirrur Vesel Demakun (mesfushor i SCR Altach, Austri), Lirjon Abdullahun (sulmues i majtë te Stuttgarter Kickers U17, Gjermani) dhe Dion Gallapenin (mbrojtës i majtë te Prishtina).

Ky i fundit ashtu si Brruti ishte pjesë e Kosovës U21 dhe është ndjekur mëse një herë nga Sylvinho si një kandidat i mundshëm për kuqezinjtë. Por grumbullimi nga Franko Foda dhe një aktivizimi i mundshëm ndaj Islandës, mund ti “djegë” mundësinë për të luajtur me kuqezinjtë në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë