Futboll

Hakmarrja e turkut Çalhanoglu: Kjo është karma, 3-0 dhe Milani në shtëpi!

Gazeta Si – Festën e madhe të Interit për Superkupën e Italisë të fituar në derbin me Milanin, e ka shijuar më shumë turku Hakan Çalhanoglu. Ai e ka përjetuar si një hakmarrje ndaj ish-skuadrës.

“Është një fitore shumë e rëndësishme, për mua akoma më shumë. Jam shumë i kënaqur dhe falë shokëve të mi dhe tifozëve kam arritur këtu. Kemi fituar 3-0 dhe nuk duhet të themi më shumë.

Interi feston me trofeun e Superkupes se Italise. Gazeta Si, 19 janar 2023

Hakmarrje pas festës së titullit nga Milani? Unë preferoj të mos flas, por ishte e rëndë për mua të shihja disa gjëra që nuk i prisja. Por karma kthehet”, – ka thënë Çalhanoglu.

“Ishim të uritur, ata duhet të na respektojnë, – ka thënë më tej turku për mikrofonët e ‘Mediaset’. – Përfundoi 3-0 dhe i dërguam në shtëpi shpejt, i kafshuam. Një fitore shtysë për kampionatin? Ne besojmë deri në fund, e kemi nisur mirë vitin me fitoren me Napolin. Ne besojmë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë