Hakmarrja është një pjatë që shërbehet më mirë e ftohtë dhe e ftohtë akull ishte edhe ajo që gjermani Robin Gosens i shërbeu Ronaldos në ndeshjen mes Portugalisë dhe Gjermanisë.
Gjermania fitoi në fund me rezultatin 4-2 dhe lojtari i ndeshjes ishte pikërisht lojtari i Atalantës, që në në autogolin e parë detyroi me presionin e tij Diasin që të shtynte topin në rrjetën e vet, ndërsa në pjesën e dytë do të gjente edhe vetë rrugën e rrjetës.
Çmimi lojtari i ndeshjes u mor me meritë në fund dhe gjatë intervistës me gazetarët u ngacmua mbi një episod të ndodhur një ndeshje Atalanta-Juventus. Në atë ndeshje, Goses i kërkoi Ronaldos që të shkëmbenin fanelat, ndërsa Ronaldo as e pa në fytyrë kur i ktheu përgjigjen e ftohtë “Jo”.
“Isha në siklet! U ndjeva i turpëruar, i vogël”, tregoi Gosens më vonë.
Gosenes tha me qetësi se këtë herë nuk i kishte kërkuar fare Ronaldos shkëmbimin e bluzave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.