Gazeta Si – FBI po heton një shkelje të rrjetit të saj kompjuterik, një incident që konsiderohet i fshehtë. “FBI është në dijeni të incidentit dhe po punon për të marrë informacion shtesë”, – thuhet në deklaratën e dërguar Reuters, pa një shpjegim.
Rrjeti televiziv amerikan CNN, i cili raportoi fillimisht lajmin, duke cituar burime të informuara për incidentin, tha se zyrtarët e FBI-së besonin se ai përfshinte kompjuterë në zyrat e agjencisë në Nju Jork, që përdoreshin për të hetuar rastet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Aktualisht është e paqartë se kur ka ndodhur shkelja. Një burim i tha CNN-it se origjina e saj është ende duke u hetuar. Në dekadën e fundit ka pasur disa sulme kibernetike ndaj shërbimeve amerikane.
Në fund të vitit 2020, zyrtarët zbuluan një operacion të gjerë të spiunazhit kibernetik në disa rrjete federale nga hakera të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse. Në vitin 2015, Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM) gjithashtu njoftoi se rrjeti i saj ishte shkelur dhe të dhënat e punonjësve federalë ishin vjedhur. Më vonë ua atribuuan sulmin hakerave kinezë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



