Ka ndodhur

Hajdutët kërcënojnë rojen në një firmë uji dhe vjedhin paratë

Një firmë uji në Lushnjë është vjedhur mbrëmjen e djeshme.

Policia thotë se në fshatin Zhamë Sektor, në Dushk, dy persona ende të paidentifikuar, duke kërcënuar rojën, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë