Futboll

Habit trajneri i Ipswich: “Broja nuk është lojtar i yni, është ende larg!”

Nga Gazeta Si- Në konferencën për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt, trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna foli edhe për tregun e transferimeve: “Ka ende disa role ku ne mendojmë se duam të shtojmë diçka, sulmi është një prej tyre. Me nivelin e ligës dhe mënyrën se si operojmë, ne kemi nevojë për shumë lojtarë”.
McKenna komentoi në mënyrë të çuditshme situatën në lidhje me Armando Brojën, qendërsulmuesin e Chelsea, i cili duket afër kalimit te Ipswich: “Nuk ka asgjë të konfirmuar ende – theksoi trajneri – derisa të ketë një konfirmim, mendoj se është ende larg. Pra, deri atëherë nuk ka asnjë arsye për të komentuar”.
Tingëllon disi e paqartë kjo përgjigje duke qenë se një ditë më parë sulmuesi kuqezi kaloi edhe testet mjekesore tek skuadra e tij e re.
Sulmuesi i Kombëtares pritet ti bashkohet klubit të sapongjitur në elitë me një huazim 1-vjeçar, por me të drejtë blerjeje. Parimisht u duk gjithçka e mbyllur por kjo deklaratë e trajnerit pak çaste më parë duket se ka sjellë një frenim të fortë dhe të paqartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë