Përpara ndalimit të kampionateve Erling Braut Haaland ishte njeriu i momentit në futboll. Norvegjezi 19 vjeçar çmendi tifozët e Salzburg në gjysmën e parë të sezonit (28 gola në 22 prezenca në të gjitha kompeticionet) dhe më pas shkëlqeu në Bundesliga, falë 12 golave në 11 ndeshje që kur mbërriti tek Borussia Dortmund, ku në debutim shënoi tre gola në 23 minuta. Sulmuesi verdhezi është rrëfyer duke treguar admirimin e tij për një lojtar në veçanti: “Më pëlqen mentaliteti i Ibrahimovic e mënyra se si i sheh ndryshe gjërat, mendoj se kam patur gjithnjë edhe unë të njëjtin besim – ka thënë ai për revistën Four Four Two – Më pëlqen kur e shoh të luajë e më pëlqen edhe mënyrën si kalon nga njëra skuadër tek tjetra, në një vend tjetër, që nuk është e lehtë, por shënon që në momentin e parë”.
Një frazë që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, duke parë interesimin e tyre për të. Duhet patur parasysh se Haaland e Ibrahimovic, përveç talentit e nuhatjes për gol, kanë të përbashkët edhe diçka tjetër: Të dy lojtarët menaxhohen nga Raiola. “Për momentin nuk kam folur asnjëherë me Zlatan, por të shohim çfarë do rezervojë e ardhmja. Të shohim nëse Mino do të arrijë të organizojë një takim. Në një ekip me Ibran? Jemi të dy sulmues e jemi të dy fantastikë, më pëlqen të luaj me të. Është e vështirë të na krahasosh. Unë jam ai që jam ”, ka përfunduar Haaland.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




