Ekonomi

Guvernatori Sejko paralajmëron përkeqësim të ekonomisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko paralajmëron politikën për përkeqësim ekonomik;

“Natyrisht çdo krizë politike çdo destabilizim politik do të kishte dhe efektet e tilla në ekonomi. Ne si Bankë Qëndrore jemi të interesuar dhe bëjmë thirrje që të ketë gjithmonë stabilitet politik në mënyrë që ekonomia, reformat dhe prosperiteti I gjithë parashikimeve tona për një rritje ekonomike të vazhdojë në mënyrë të sukseshme.”- është shprehur guvernatori Gent Sejko pas ceremonisë së promovimit të librit “Paraja, bankat dhe shoqëria. Bashkudhëtimi historik që nga fillesat deri në kohët moderne”, të autorëve Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Akad. Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Edhe deputeti Angjeli, ekspert në fushën e ekonomisë tha se duhet vëmndje për qëndrueshmërinë fiskale në kohë krizash.

Më herët, në fjalën e mbajtur me këtë rast, Guvernatori Sejko shprehu vlerësimet e tij për dy profesorët Pano dhe Angjeli, të cilët përmes një gjuhe të thjeshtë e të qartë, kanë sjellë në duart e lexuesit një analizë të plotë të sistemeve monetare e financiare, të përshkruar në formën e një udhëtimi historik që nga lashtësia e deri në ditët tona. “Me kënaqësinë e veçantë si një ndër lexuesit e parë të këtij libri, por dhe si kontribuues në parathënien e tij, kam bindjen e plotë se ky libër do të mirëpritet nga publiku profesionist dhe jo vetëm, ndaj më lejoni të uroj dhe përgëzoj profesorët e nderuar, Aristotel Pano dhe Anastas Angjeli, për këtë vepër me vlera të padiskutueshme”, nënvizoi Guvernatori Sejko.

Analizimi dhe studimi ndër vite i zhvillimeve ekonomike e kryesisht i krizave financiare globale dhe rajonale ndihmon në edukimin financiar të agjentëve ekonomikë për të shmangur rënien pre e mashtrimeve me qëllim përfitimin nga palët e treta. Në këtë drejtim, Guvernatori theksoi se ky libër ka një rëndësi të veçantë nga këndvështrimi i edukimit financiar të publikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë