Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i depozitave në sistemin bankar ka ka patur norma të qëndrueshme rritjeje, me 6.8% në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas Bankës, kjo ecuri reflekton performancën e mirë të depozitave në lekë. Depozitat në lekë patën rritje vjetore mesatare prej rreth 8.2% në tremujorin e tretë. Depozitat në valutë patën gjithashtu rritje, me 5.4% mesatarisht gjatë kësaj periudhe. Në terma absolutë, stoku i depozitave në tremujorin e tretë u shtua me rreth 23 miliardë lekë, e përqendruar në muajin gusht.
Depozitat pa afat në fund të muajit shtator përbëjnë rreth 50.1% të totalit të depozitave në sistemin bankar. Banka sqaron se ecuria e tyre është në linjë me reduktimin e normave të interesit në nivele të ulëta historike, pasigurinë e krijuar dhe preferencën në rritje për instrumente likuide të agjentëve ekonomikë. Ndërkohë, pesha e depozitave me afat maturimi mbi dy vjet është reduktuar lehtë në 13.4% në fund të periudhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



