Motosport

GUIDA/ Gjithçka që duhet të dini për “Formula 1 2020”

Edhe pse sezoni 2020 i Formula 1 nuk pritet të ketë surpriza të mëdha, një seri ndryshimesh të pakta, por të rëndësishme do fillojnë të kenë efekt. Skuderitë do kenë mundësi që këtë sezon të përdorin një MGU-K (Motor Generator Unit) më shumë në krahasim me vitin e kaluar, kur limiti ishte 2. MGU-K është një nga pjesët më të rëndësishme të motorit të makinave, që në jo pak raste vjet ka detyruar pilotë të nisen në prapavijë, si pasojë e penalizimit që merrnin nga zëvendësimi i saj.

Numri total i ditëve që skuderite mund të testojnë makinat e tyre është ulur nga 8 në 6. Si zakonisht testimet do të kryhen në pistën e Barcelonës në dy periudha kohore, 19-21 shkurt dhe 26-28 shkurt. Ndryshe nga vitet e kaluar nuk do të ketë më dite testimi në mes të sezonit. Gjithashtu, gjate provave dimërore skuderite nuk do të jenë të lejuara që të vendosin pengesa në hyrjen e bokseve, të cilat me përpara përdoreshin për të mbajtur të fshehtë makinën e re. Ne këtë mënyrë publiku dhe media do kenë më shumë akses për të parë detajet e makinave të reja gjatë testeve. Një lajm i mirë vjen për mekanikët e skuderive, të cilët tanimë do jenë të detyruar që të pushojnë një ore me shume te enjteve dhe të premteve. Nga 8 orë tani pushimi i detyruar do jetë 9 orë.

Penalizimi për nisje të parakohshme në start do jetë më i butë këtë vit. Ndryshe nga sezonet e mëparshme kur piloti që bënte “jump-start” ishte 10 sekonda stop and go në pitlane, këtë vit pilotëve do tu shtohen 5 ose 10 sekonda në fund të garës, në varësi të rëndësisë së shkeljes. Diçka që do rrisë emocionet në start është fakti që momenti i lëvizjes fillestare te motorit do jetë 90% e kontrolluar nga piloti. Sistemet mekanike kundër ngecjes në start do jene ende të pranishme, por këtë vit reflekset e pilotit do bëjnë diferencën. Flamuri me katrore bardhe e zi nuk do jetë më në formë elektronike, për shkak të problemeve që hasen në garën e shkuar të Japonisë. Tanimë do përdoret vetëm flamuri tradicional valëvitës.

‘Shark Fin’ ose krahu i peshkaqenit mbrapa motorit të makinave i përdorur në 2017, do të rikthehet në 2020, por me një përmasë më të vogël, aq sa për të vënë në dukje mbi to numrin e pilotit. Këtë vit do të shtohen dy pista të reja në kalendar. Ajo e Vietnamit dhe ajo e Holandës. Pista e Vietnamit do ndjekë gjurmën e rrugëve kryesore të kryeqytetit, Hanoi. Ndërsa e Holandës në  Zandvoort, do ketë një element surprizues: kthesa e fundit para finishit do jetë një gjysmëhark. Paçka se pista e Hockenheimit ne Gjermani nuk do të jetë pjesë e kalendarit të këtij viti, numri total i garave shkon në 22. Gjithsesi mbetet për tu parë nëse gara e Kinës do të përjashtohet apo jo nga kalendari i këtij viti për shkak të Koronavirusit. Piloti I ri kanadez Nicholas Latifi, njëkohësisht fituesi i vendit të dytë në kampionatin paraardhës te Formula 2, do të zërë vendin e Robert Kubicas te Williams, i cili do kalojë në skuderine Alfa Romeo, ku do të luajë rolin e pilotit zhvillimor.

https://www.youtube.com/watch?v=PcMlxnwud64&feature=emb_title

Në skuadrën e Ranault, ai cili do te jete partneri i Daniel Ricciardo është Esteban Ocon. Piloti francez qe në 2018 shkaktoi jo pak probleme me shokun e tij të skuadrës , Sergio Perez në Force India, tashmë ka zënë vendin e Nico Hulkenberg, i cili  është larguar nga skuadra Renault dhe ka mbetur pa asnjë ulëse për vitin 2020. Skuadra Toro Rosso, nën pronësi të Red Bull ka ndryshuar emër dhe tashmë quhet Alpha Tauri, emër i brandit të veshjeve që kompania austriake zotëron.

KALENDARI DHE PISTAT !

Dashamirësit e Formula 1 do kenë për çfarë të gëzohen këtë vit, duke qenë se kalendari i kampionatit 2018 shënon plot 22 gara. Risia e kalendarit të këtij sezoni është rikthimi i Çmimit të Madh të Holandës dhe atij të Vietnamit. Gjithsesi mbetet për tu parë nëse gara e Kinës do të përjashtohet apo jo nga kalendari i këtij viti për shkak të Koronavirusit.

Garat

15 mars Australia (Melburn)

22 mars Bahrein (Bahrein)

5   prill   Vietnam (Hanoi)

3   maj   Holandë (Zandvoort)

10 maj Spanja (Barcelona)

24 maj Monako (Monte Carlo)

7   qershor  Azerbajxhan (Baku)

14 qershor Kanada (Montreal)

28 qershor Francë (Le Castellet)

5 korrik Austria (Spielberg)

19 korrik Britania e Madhe (Silverstone)

2 gusht Hungaria (Budapest)

30 gusht Belgjikë (Spa-Francorchamps)

6 shtator Italia (Monza)

20 shtator Singapor (Singapor)

27 shtator Rusia (Soçi)

11 tetor Japoni (Suzuka)

25 tetor SHBA (Austin)

1 nëntor  Meksikë (Qyteti i Meksikës)

15 nëntor Brazil (San Paolo)

28 nëntor  Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dhabi)

Kina (Shangai)- nuk ka ende asnjë vendim

Ndryshimet

Në vitin 2019 pati një revolucion në aspektin aerodinamik të makinave, gjë që ndryshoi tërësisht pamjen e tyre, duke i bërë më të gjera dhe me të shpejta se çdo makinë tjetër në historinë e Formula 1. Këtë vit ndryshimet janë më të pakta, por 2 prej tyre janë ato më të dukshmet.

Penalizimi për nisje të parakohshme në start do jetë më i bute këtë vit. ‘Shark Fin’ ose krahu i peshkaqenit mbrapa motorit të makinave i përdorur në 2017, do të rikthehet në 2020, por me një përmasë më të vogël, aq sa për të vënë në dukje mbi to numrin e pilotit.

  • F1 shton ngjyrat e gomave: Kompania nxjerr në treg kështu gomat edhe me ngjyrë rozë dhe portokalli, të cilat mund të interpretohen si hiper të buta dhe super të forta respektivisht. Në botërorin e 2020-s do të jenë në dispozicion 7 tipa gomash, të cilat do të jenë një nivel më të buta sesa këtë vit, duke i kthyer ato në gomat më të shpejta në historinë e Formula 1. Produkti i parë i ri është ajo lloj gome që është edhe më e butë sesa “ultrasoft”, e që do të quhen “hypersoft”, duke mbajtur ngjyrën rozë. Këto do të jenë gomat më të buta të prodhuara ndonjëherë nga Pirelli, e do të jenë të përshtatshme për pistat tepër të vështira, si Monako. Një risi për 2020-n është edhe ngjyra blu e akullt, pjesë e gomave të forta. Kjo bën që ngjyra portokalli të spostohet te një lloj i ri gomash super të forta, duke e kthyer këtë të fundit në zgjedhjen më të vështirë të mundshme në gamën e gjerë të Pirellit.

Skuderitë dhe pilotët:

Mercedes: Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas

Ferrari: Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc

Alfa Romeo: Kimi Räikkönen dhe Antonio Giovinazzi

AlphaTauri Honda: Pierre Gasly dhe Daniil Kvyat

Haas F1 Team: Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen

McLaren F1 Team: Lando Norris dhe Carlos Sainz Jr.

BWT Racing Point: Sergio Pérez dhe Lance Stroll

Aston Martin Red Bull: Alexander Albon dhe Max Verstappen

Renault: Daniel Ricciardo dhe Esteban Ocon

ROKiT Williams Racing: Nicholas Latifi dhe George Russell


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë