Matthijs de Ligt e Sokratis Papastathopoulos kanë qenë në shënjestër të Manchester City. Është vetëm një nga detajet që janë zbuluar gjatë hetimit të zhvilluar nga policia angleze mbi një hakerim në dëm të Pep Guardiola, teknikut të Citizens, nga ana e një punonjësi të sektorit informatik, i cili kishte punuar me klubin anglez deri në 2016.
Që nga korriku 2017, hakeri kishte hyrë në llogarinë e Guardiola nga celulari i tij, duke shkarkuar e-mail personale, shkëmbime transferimesh të rezervuara e gjithë librin e kontakteve. E, sikur të mos mjaftonte, ishte përpjekur të shiste informacionet e teknikut spanjoll për një shifër rreth 100 mijë sterlina. Për momentin, spiuni është nën vëzhgim e hetimi po mundohet të grumbullojë sa më tepër informacione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




