Futboll

Guardiola kriset me tifozët e Sitit: Me gjithë respektin, të shohë punën e tij!

Fillimi i sezonit është shumë i mirë për Mançester Sitin, me 7 fitore në 9 ndeshje dhe 6 gola të shënuar ndaj Lajpcigut në Ligën e Kampionëve, por mes Pep Guardiolës dhe tifozëve diçka nuk shkon. Sipas “BBC”, marrëdhënia mes trajnerit katalanas dhe tifozëve të Sitit është krisur për shkak të pretendimeve të herëpashershme të Guardiolës.

Pikërisht pas sfidës me Lajcigun, gjatë intervistës Guardiola ka kërkuar prani dhe mbështetje më të madhe të tifozëve në “Etihad”. Një deklaratë që tifozët nuk e kanë pritur mirë dhe menjëherë kanë mbajtur qëndrim me anë të përfaqësuesit të tyre, Kevin Parker, sekretar i përgjithshëm i klubit të tifozëve zyrtarë të Sitit. “Kërkesa e Guardiolës duket zhgënjyese dhe pa vend, – thotë Parker. – Ka të dhëna të faktueshme dhe numra që tregojnë qartë praninë tonë. Dhe janë numra të lartë.

Guardiola gjatë një ndeshjeje. Gazeta Si, 17 shtator 2021

Me sa duket, trajneri ynë nuk i percepton vështirësitë që disa persona mund të kenë hasur për të shkuar në stadium të mërkurën. Në këtë rast Guardiola ndihmon edhe tifozët e skuadrave të tjera që janë gjithmonë gati të fillojnë dhe të tallen me ne për hapësirat boshe. Shumë prej tyre janë argëtuar duke e quajtur “Etihad”-in “Emptyhad”. E kuptoj që mund ta thotë një kundërshtar, por jo trajneri ynë.

Kapaciteti i stadiumit tonë është 55.000 dhe kundër Lajpcigut ishin të pranishëm 38.062, me sektorin e miqve praktikisht bosh. Siti kishte një mesatare prej 54 mijë spektatorësh gjatë sezonit 2019/2020 dhe jemi më shumë se 51 mijë në dy ndeshjet e para shtëpiake. Nuk ka asnjë justifikim për atë që thotë Guardiola. Besojmë se është trajneri më i mirë botë, por me gjithë respektin e mundshëm, e ftojmë të bëjë punë e tij. Të stërvitë ekipin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë