Futboll

Guardiola: Diçka të tillë nuk e ka bërë as Messi

Nga Gazeta Si – Organizatori i Man City-t ia dedikoi harkimin mahnitës për Foden – tifozëve, por trajneri kërkon thjeshtësi. 

Kur përsëritja e asistit “rabona” të Rayan Cherki-t për Phil Foden në golin e 3-të të Manchester City-t (në fitoren 3-0 ndaj Sunderland) u shfaq në ekranet e mëdha të “Etihad Stadium”, reagimi i tifozëve u dëgjua qartë.

“Po, e dëgjova [reagimin e tifozëve], thjeshtë për tifozët, sepse dua t’u jap kënaqësi të tjerëve,” i tha Cherki faqes zyrtare të Man City-t.

“Dua të luaj për Phil [Foden], për Omar [Marmoush] dhe për Erling [Haaland]. Është cilësia ime, dua të provoj gjithmonë kur kam topin”.

“Sot ishte mirë sepse ishte një pasim i mirë për Phil” – e mbylli francezi i qytetarëve.

“Messi e bënte më të thjeshtë”
Megjithatë, trajneri katalanas i Cherki-t thotë se preferon që francezi të mos e teprojë duke përdorur këmbën e djathtë për të harkuar topin pas këmbës së majtë.

“Jo, ishte hera e parë,” u përgjigj Pep Guardiola, kur u pyet nëse Cherki kishte bërë krosim të tillë në stërvitje.

“Rayan ka një cilësi të veçantë, unike. Ndonjëherë e do, ndonjëherë e urren, por ai është i veçantë — ka një mentalitet kompozitori. Ai ka diçka që thjesht ia kanë dhënë nëna dhe babai.”

Kur u pyet nëse u jep lojtarëve të tij lirinë të bëjnë gjëra si rabona, Guardiola u përgjigj: “Dua që ai të krosojë saktë. Nëse nuk e bën, nuk më pëlqen. Ai e bëri dhe është në rregull.”

Ish-trajneri i Barcelonës shtoi: “Nuk e kam parë kurrë Messi-n të bëjë gjëra të tilla. Messi është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll”.

“Cilësia më e madhe e Messit është thjeshtësia e tij, gjërat e thjeshta që ai i bën në mënyrë perfekte”.

“Lojtarët më të mëdhenj, si Rayan, duhet ta mësojnë këtë. Por ai është shumë i ri.”

Cherki rregjistroi 5 asist në Premier League dhe bashkëkryeson renditjen për çmimin “Playmaker of the Season”, bashkë me Mohammed Kudus (Tottenham Hotspur) dhe Bruno Fernandes (Manchester United).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë