Gazeta Si – Në ditën e tretë të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Euro 2024, ndaj Moldavisë në Tiranë dhe ndaj Ishujve Faroe në transfertë, trajneri Sivinjo e ka pasur sërish të reduktuar grupin e lojtarëve.
Në dispozicion të trajnerit brazilian dhe stafit të tij ishin 16 lojtarë, 10 më pak nga sa janë në listën e shpallur pak ditë më parë. Pritet që në Tiranë të mbërrijnë të enjten pjesa tjetër e lojtarëve, me përjashtim të Kristjan Asllanit, i angazhuar me Interin për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Sitit, që luhet më 10 qershor.
Për sot trajneri Silvinjo ka parashikuar dy seanca stërvitore. Ai po mendon për formacionin e ndeshjes me Moldavinë në ‘Air Albania’, që duhet fituar me çdo kusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




