Analize

Grupi i Vilshengradit, rebelët që po sfidojnë Bashkimin Evropian

Bashkimi Europian ka kritikuar për një kohë të gjatë anëtarët e Europës Lindore, Poloninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, duke i akuzuar se kanë filluar të shfaqin tendenca “autoritare”. Politika liberale e imponuar nga Europa Perëndimore, e mbështetur po ashtu nga George Soros, është kthyer në një “mollë” sherri midis Lindjes dhe Perëndimit sepse liderët e Evropës Lindore nuk pranojnë të hapinn kufinjtë për miliona emigrantë nga Lindja e Mesme, duke thënë se i shohin si një kërcënim për sigurinë, kulturën dhe identitetin e tyre.

Qeveria e Viktor Orban në Hungari gjithashtu ka reaguar në mënyrë agresive pas kritikave të Sorosit kundër vendit të tij, duke ndjekur gjurmët e Presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka mbyllur OJQ-në miliarderit hungarezo-amerikan, “Fondacionin për Shoqërinë e Hapur”. Orban madje ka porositur agjencitë e tij të sigurisë të zhvillojë një skedar për aktivitetet e Soros, në Hungari, duke krijuar një fushatë masive marketingu kundër politikave liberale të emigrimit, madje ai u përpoq të mbyllte Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, i themeluar nga Soros pas rënies së Perdes së Hekurt.

Viktor Orban

Nga ana tjetër, betejat në lidhje me reformën gjyqësore ka vënë Poloninë kundër Këshillit Evropian dhe presidentit të saj, Donald Tusk, duke nxjerrë në pah pikëpamjet e ndryshme të dy gjysmave të Evropës. Sipas partisë qeveritare “Ligji dhe Drejtësia” e cila erdhi erdhi në pushtet me një mandat masiv për të zbatuar politikat tradicionale, konservatore, populiste për të cilat u zgjodh, sistemi gjyqësor që trashëgoi ishte i infektuar me gjyqtarë të majtë komunistë, të cilët kishin bllokuar axhendën partisë në pushtet.

Sipas sistemit të vjetër polak, një panel gjyqtarësh propozon të gjithë emrat e gjyqtarë të ardhshëm, por qeveria miratoi një legjislacionin për të hequr këtë funksion nga dega legjislative, i cili është i ngjashëm me procesin në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të Evropës Perëndimore. Ai u shoqërua me masa shtesë që i jepnin partisë në pushtet aftësinë për të përzgjedhur gjyqtarë të caktuar në Gjykatën e Lartë, në përpjekje për ta “pastruar” nga e kaluara komuniste.

Ky vendim është pritur me një sërë shpërthimesh brenda BE-së, e cila vendosi sanksione ligjore kundër Varshavës. Polonia ka bërë disa lëshime nën kërcënimin e reduktimeve të buxhetit të BE, por lufta vazhdon.

Tuks dhe Orban

Megjithatë, konflikti i vërtetë shpërtheu në fund të javës së kaluar, kur presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bëri një udhëtim në Trier të Gjermanisë, për të festuar 200 vjetorin e Karl Mars, themeluesit të komunizmit.

Juncker inauguroi një statujë të madhe prej bronzi të Marksit, e cila ishte dhuratë nga Kina dhe bargumentoi se Marksi ishte fajësuar gabimisht për masakrat e kryera në emrin e tij.  Ai deklaroi se Marski nuk ishte përgjegjës për 200 milion vdekjet që u krijuan ideologjia e tij në shekullin e 20-të.

Komentet e presidentit të KE-së nuk ishin vetëm tronditëse, por edhe treguese të vizionit me të cilin Bashkimit Evropian sheh qytetarët e saj, anëtarët dhe rolin e saj në politikën botërore. Sigurisht, zoti Juncker nuk dëshiron që Polonia të heqë gjyqtarët komunistë. Sigurisht, zoti Juncker nuk dëshiron që njerëzit të qeverisin. Natyrisht që ai dëshiron që burokratët në Bruksel të kenë kontroll të plotë, por tanimë, hendeku mes populistëve të Evropës Qendrore dhe elitës së Perëndimit liberal është i pashmangshëm.

Konflikti ndërmjet BE-së dhe tre vendeve të Grupit të Vishegradit nuk është vetëm për autoritetin që BE-ja mund të imponojë kur përballet me emergjenca, por edhe për karakterin e qeverisë dhe shoqërisë evropiane në të ardhmen.

Debatet mbi refugjatët

BE-së për të imponuar sanksione mbi Evropën Lindore nëse nuk pranon kuotat e refugjatëve, të përcaktuara nga Brukseli, është kundërshtuan nga pothuasje të gjitha palët polike. Ministri i brendshëm i Polonisë, tha në një intervistë se pranimi i emigrantëve do të ishte më keq sesa përballja me sanksionet e BE-së

“Nëse pranojmë emigrantët, siguria e Polonisë dhe Polakëve do të vihet në rrezik – tha ai – Ne nuk duhet të harrojmë se sulmet terroriste në Evropën Perëndimore dhe në vendet më të mëdha të BE-së, fatkeqësisht, janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë.”

E vërteta është se shumica e gati çdo vendi evropian thotë se emigrimi nga vendet myslimane duhet të ngadalësohet ose të ndalet plotësisht. Në Poloni, vetëm 10 për qind e të anketuarve janë pro pranimit të emigrantëve.  Kur ndjenja publike është kaq fortë, klasa politike vihet përballë masave të mëdha shtrënguese. Sanksionet bëhen të pashmangshme. Por ato mund të jenë edhe më të rrezikshme për vazhdimin e projektit evropian.

 Muaj më parë, ish-presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus, u përpoq të nxiste një serë protestash kundër skemës së BE-së. Ai tha se kombi i tij duhet të përgatitet për të dalë plotësisht nga Bashkimi Evropian.

Qeveritë e Evropës Lindore kanë të drejtë të refuzojnë skemën e vitit 2015 për pranimin e refugjatëve. Së pari sepse politika e Evropës Perëndimore për refugjatët ka qenë e pandershme nga fillimi në fund. Shumica dërrmuese e njerëzve që po mbërrijnë nuk janë duke ikur nga lufta në Siri apo Irak. Ata vijnë nga Çadi, Afganistani dhe Eritrea dhe po kërkojnë mundësi të reja ekonomike në Evropë.

Shqetësimet e sigurisë janë shumë reale. Terroristët si Abdelhamid Abaaoud, organizatori i sulmeve të vitit 2015 në teatrin e Bataclan dhe në zona të tjera në Paris, kanë përdorur rrjedhën e emigrantëve për tu infiltruar dhe për të përhapur dhunën xhihadiste në Evropë.  Udhëheqësit e Evropës Lindore kanë vënë në dukje se sapo komunitetet evropiane pranonin një numër të vogël emigrantësh, kërkesa për pranimin e tyre vetëm rritej.  

Tani për tani, klasa politike e Evropës Perëndimore mund të vazhdojë të fajësojë dhe të kërcënojë partnerët e tyre në Evropën Lindore. Por ndoshta ata duhet të shohin rezistencën nga Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke si një paralajmërim, i ngjashëm me “Brexit” apo ngritje e partive populiste. Në fund të fundit, politikanët nuk do të mund të kontrollojnë për shumë gjatë një publik të pabindur.

Burimet: “Washtington Times”, “National Review”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë