Politike

Grupi i PS / Porosi deputetëve që të takojnë pensionistët. Turet e Ramës në Selanik e Londër dhe datat për buxhetin

Nga Gazeta 'Si'- Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste këtë të hënë, mazhoranca zhvilloi diskutime mbi buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet për projektet kryesore sociale dhe ekonomike.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua takimeve të planifikuara të Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në diasporë. Më 3 nëntor, kryeministri do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Selanikut, ndërsa më 24 nëntor do të jetë në Londër për një tjetër takim me shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, është kërkuar mobilizim nga strukturat e PS-së për të siguruar pjesëmarrje të gjerë në këto takime. Deputetëve u është dhënë udhëzimi të intensifikojnë takimet me qytetarët në zonat që përfaqësojnë, veçanërisht me pensionistët, për t’iu shpjeguar përfitimet dhe ndryshimet në skemën e re të pensioneve që do të aplikohet me buxhetin e ri.

Mësohet gjithashtu se më 4 nëntor nis diskutimi për buxhetin. Më 18 nëntor në parlament në parim, ndërsa me 2 dhjetor nen për nen. Këto janë propozimet e Partisë Socialiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë