Politike

Grupi i PS firmos për Spiropalin Kryeparlamentare, Peleshi në krye të grupit, ndryshimet të martën në seancë   

Grupi parlamentar i PS-së bëri gati firmat të hënën për të çuar Elisa Spiropalin në krye të Kuvendit.

Në mbledhjen e shkurtër dhe pa asnjë kundërshti u miratuan një e nga një edhe ndryshimet e befta të propozuara nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të kongresit.

U zyrtarizua gjithashtu edhe drejtimi i grupit nga Niko Peleshi ndërsa Blendi Çuçi u emërua nënkryetar i Kuvendit në vend të Ermonela Felajt.

Deputetët e PS-së votuan gjithashtu për largimin e Taulant Ballës dhe zëvendësimin me Ervin Hoxhën. largimin e Metes dhe emërimin e Petrit Malajt dhe tek Mbrojtja Niko Peleshi zëvendësohet me Pirro Vëngun.

Ndryshimet e reja në qeveri do të kalojnë nesër për votim. Ndërsa brenda ditës së sotme pritet edhe dekretimi nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë