Politike

Grupi i PD kërkoi t’i hiqet mandati, reagon deputeti Sina: I kam transferuar aksionet dhe kam vite që dhuroj edhe pagën e deputetit

Deputeti i PS-së, Vullnet Sina ka reaguar 24 orë pas kërkesës së grupit të PD-së për t’i hequr atij mandatin me akuzat se ka përfituar nga buxheti i shtetit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Sina thekson se që nga viti 2017 ka dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të ti.

Jo vetëm që Sina ka transferuar kuotat e aksioneve të kompanive të tij, por përmes një postimi në Facebook ai shkruan se dhuron prej vitesh edhe pagën mujore të deputetit?!

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë: 1. Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

2. Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.

3. Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.

Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, shkruan ai përmes një postimi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë