Grupi D duket se sjell edhe surprizat më të mëdha deri në këtë pikë të Euro 2024, teksa në një grup ku bënte pjesë Franca dhe Holanda, kreu shkon për Austrinë. Këta të fundit mposhtën “tulipanët” në ndeshjen e tretë me rezultatin 2-3, një sfidë që dhuroi spektakël. Austriakët u barazuan në dy raste nga Holanda, megjithatë në fund goli i Sabitzer mjaftoi për të marrë tre pikët dhe vendin e parë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Poloninë e eliminuar nga kompeticioni. Gjelat e zhbllokuan ndeshjen në fraksionin e dytë pas një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga Mbappe, goli i parë në Europianë për sulmuesin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.