Politike

Grupi ‘Basha’, vetëm disa sekonda në sallë. Agalliu: Nuk kemi diskutim normal

Deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga Lulzim Basha qëndruan vetëm pak sekonda në sallë kur filloi seanca parlamentare e te enjtes me të njëjtin ritëm si katër muajt e fundit.

“Doja të ridenoncoja për të disatën herë  faktin e projektligjit lidhur me investimet strategjike. Fatkeqësisht në seancën plenare sot, sikurse e dini tashmë rreth disa muaj nuk po lejohet që të ketë një diskutim normal për arsye të cilat dihen. Partia Demokratike ka mbajtur qëndrimet e veta, por ajo që duhet ta theksojmë, atë që ne kemi përmendur në vijueshmëri është problematika me ligjin e investimeve strategjike.

Një ligj korruptiv, një ligj i cili ka pajisur me leje investitorë të cilët kanë qenë pjesë e afërt e kësaj qeverie, klientë të kësaj qeverie. Në kaq e kaq vite janë 40, 44 leje të dhëna nga 88 aplikime, të tjerat janë ende në proces. Dhe kjo qeveri kërkoi deri para kësaj seance që ta zgjaste afatin e investimeve strategjike deri në 2027-ën dhe të rriste vlerën nga 5 milionë në 50 milionë dhe 100 milionë”, tha për mediat një prej deputetëve të grupit, Arbi Agalliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë