Gazeta Si – Ballkani, ekipi i parë kosovar në histori që do të luajë në një fazë grupesh të një kompeticioni europian, ka njohur sot kundërshtarët. Shorti i hedhur në Stamboll ka rezervuar kundërshtarë nga Turqia, Rumania dhe Çekia.

Skuadra e Ilir Dajës është shortuar në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Sivaspori, CFR Cluj dhe Sllavia e Pragës. Janë të gjitha skuadra me eksperiencë europiane dhe Ballkani ka më pak shanse kualifikimi. Megjithatë, në futboll gjithçka ndodh.
Bazeli i Taulant Xhakës ka rënë në Grupin H, me Slovan Bratislavën, Zalgiris dhe Pjunik.
Mes klubeve më me emër që bëjnë pjesë në grupet e Ligës së Konferencës janë Vilarreali, Uest Hemi dhe Fiorentina, apo AZ Alkmar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




