Kombetarja

Gruda dhe Weiper, ‘panzer’-at kuqezinj

Me prindër shqiptarë (shkodrani Gruda) dhe nënën nga Kuçova (gjermani Weiper) janë dy lojtarët që po spikasin në evropianin U21 që po zhvillohet në Sllovaki. E drejtuar nga Di Salvo, Gjermania fitoi 3 ndeshjet e para dhe mbylli grupin me pikë të plota. Të dielën nê mbrëmje ajo do të luajë ndaj Italisë në 1/4 finale. Dy shqiptarët që e nisën karrierën te Mainz 05, tashmë janë pjesë e rëndësishme e kombëtares “teutone” dhe kanë objektiv kalimin në skuadrën e drejtuar nga Nagelsmann. Nëse kjo nuk arrihet, fillimisht Brajan Gruda dhe pas tij Nelson Weiper e kanë pranuar se do të luajnë për Shqipërinë (të kontaktuar tashmë nga FSHF). Kjo mund të ndodhë verën e ardhshme ose në të ardhmen e afërt. Gjithçka lidhet me zhvillimin e tyre sportiv e deri në një vendim përfundintar, Shqipërisë nuk i mbetet veçse të presë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë