Ka ndodhur

Gruaja vetëvaret në Kamëz, bashkëshorti fsheh ngjarjen dhe bën gati varrimin

Gazeta Si - Një 55-vjeçare në Kamëz në zonën e Frutikulturës është gjetur e vdekur në banesë dhe dyshohet që ajo të ketë varur veten.

Policia e Tiranës thotë se viktima është me iniciale Sh.L., dhe se është njoftuar për këtë ngjarje pas kallëzimit të bërë nga familjarët e viktimës.

Nga verifikimet dhe hetimet, del që 55-vjeçarja dyshohet të jetë vetëvarur në datën 4 shtator rreth orës 15:00.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar bashkëshortin e viktimës, 56-vjeçarin Sh.L.

Bashkëshorti dyshohet se nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se 55-vjeçarja ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

56-vjeçari është ndaluar nën dyshimin për veprat penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë