Një 55 vjeçare e cila po priste një letër nga i biri që e ka emigrant u grind me postierin dhe më pas mbasi nuk mori shërbim në kohë prej tij, ajo shkoi në polici dhe kërkoi arrestimin e tij. Sipas burimeve policore të Gazeta “Si” gruaja me inicialet S.K denoncoi në polici postierin i cili mbulonte me shërbim zonën ku shtetasja jeton në Tiranë.
“Djali im jeton në Angli dhe më dërgoi me postë prokurën për të denoncuar pasaportën që i kishte humbur. Afatet për dokumentet ishin shumë të vogla. Ju drejtova postës për informacion dhe më pas mora këtë shtetas në telefon pasi kam pasur shërbime të tjera postare dhe nuk merrja dot postën për shkak të adresës së pasaktë. Dhe sepse postieri nuk ishte korrekt me detyrën dhe shpërndarjen e postës” thotë gruaja në denoncimin e saj.
Gjendja midis qytetares dhe postierit u rëndua mbas telefonatës së postierit që e njoftoi se nuk kishte ardhur ende posta për të. Gruaja thotë se pas kësaj bisede telefonike kërkoi takim me shefen e postës e cila e qetësoi duke i treguar se “posta ka ardhur dhe e ka marrë postieri” . Denoncuesja sipas burimeve të Gazeta “SI” është vënë sërish në lëvizje duke mos hequr dorë nga kontakti telefonik me shtetasin F.L. “ I kam kërkuar në telefon takim për të marrë postën time. Kam marrë taksi sepse postieri më la takim duke më treguar adresën. Duke e ndjekur atë mbas telefonatës sime, ai erdhi dhe mu drejtua me fjalët; pse po më merr në telefon?“ .
Qytetarja që ishte në ankth për prokurën e të birit shpjegon se ju përgjigj: Ne e kemi lënë që do takohemi tek rruga e Arbërit. I thashë si bën kështu për letrën e fëmijës, a ke fëmijë vetë?” . Por në këtë çast postieri e ka mallkuar; kurrë mos paç fëmijë”. Denoncuesja kujton se mbas këtyre frazave postieri e kishte qëlluar me shuplakë.
“Unë rashë përtokë dhe në këtë çast mora policinë” thotë 55 vjeçarja nga kryeqyteti. Kur policia mbërriti aty ku ndodhi përleshja për letrën e djalit, postieri deklaroi: E qëllova. Policia shton se duke i shoqëruar të dy në komisariat për të përftuar dëshmitë , një oficer i policisë gjyqësore i firmosi një vendim që 55 vjeçarja të shkonte tek mjekësia ligjore për të kryer akt-ekspertizën për dëmtimet në fytyrë, aty ku ajo pretendon se u godit me shuplaka. Mjekësia ligjore mbas kqyrjes vërejti se konstatoi skuqje të fytyrës të shkaktuara nga mjet prerës që hyjnë në kategorinë e humbjes së aftësisë së përkohshme të aftësisë në punë në masën e 9 ditëve. “Duke qenë se kjo dhunë më ka sjellë aftësi të përkohshme paaftësie pretendoj se ndaj meje është kryer vepër penale dhe ky shtetas duhet të ndiqet penalisht“ pretendoi masën gruaja për postierin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.