Nga Gazeta ‘SI’ – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier.
Një grua ka shkuar në spital e plagosur pasi tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni, sipas Policisë.
Autoritetet zbulojnë se e reja e kishte kryer këtë veprim nga frika. Ajo është dhunuar dhe më pas kërcënuar me një mjet prerës nga bashkëjetuesi, një 45-vjeçar.
Për këtë arsye 34-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.
Policia njoftoi se ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 45-vjeçari nga Fieri është shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




