Ka ndodhur

Gruaja denoncon zhdukjen e burrit në Vlorë pas një viti

Gazeta Si – Një 35-vjeçare ka denoncuar në polici se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.

Por situata duket e pazakontë, pasi kallëzimi i të resë ka ardhur 1 vit më vonë, pas ditës që i është zhdukur burri.

Gruaja me iniciale N.M., ka thënë që i ka humbur kontaktet me burrin, një 38-vjeçar, që prej datës 6 maj 2021. Çifti banon në lagjen “Pavarësia 2” në qytetin bregdetar.

Policia a nisur hetimet për gjetjen e të riut. Deri më tani mbeten enigmë arsyet e zhdukjes së 38-vjeçarit apo çfarë mund të ketë ndodhur me të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë