Ekonomi

Gropa pas BREXIT, Gjermania kërkon dyfishim të buxhetit të BE

Gjermania do të jetë e shtrënguar të dyfishojë pagesat për buxhetin e vitit të ardhshëm të Bashkimit Europian pasi Brukseli përpëlitet të zëvendësojë miliardat e Bitanisë pas Brexit.
Berlini përballet me vlerësimin e më shumë se 28.5 miliardë £, sipas konstatimeve të fundit të qeverisë. Plani i Brukselit ka ngjallur zemërim në kryeqytetin gjerman dhe katër qeveri të tjera të pasura, të cilat gjithashtu përballen me rritje të mëdha në kontributet e tyre në buxhet. Gjermania mund të goditet nga një rritje 100 përqind – nga 13 miliardë in në vitin 2020 në 28.5 miliardë £ deri në vitin 2027 – ndërsa Hollanda do të ketë vetëm një rritje prej 50 përqind.

Sipas planit, kontributet e qeverisë Hollandeze në arkën shumëmiliardë euroshe të BE-së do të rriten nga pak më pak se 4,5 miliardë në pothuajse 6.5 miliardë deri në 2027-n.
Angela Merkel javën e kaluar u tha udhëheqësve të BE-së në një samit në Bruksel se plani i Komisionit Europian nënkuptonte që Gjermania të bëhej kontribuesi më i madh për kapitalin e buxhetit të bllokut.

Berlini është tashmë kontribuesi më i madh i BE-së në terma bruto. Por Ministria gjermane e Financave tha se: “Për shkak të Brexit, barra e financimit të Gjermanisë do të rritet në mënyrë disproporcionale, në krahasim me shtetet e tjera anëtare.”
Eurokratët duan të rrisin madhësinë e buxhetit afatgjatë të bllokut në 1.11 përqind të të ardhurave kombëtare bruto të BE-së për të ndihmuar në plotësimin e hendekut të lënë nga Mbretëria e Bashkuar.

Puna për buxhetin e ardhshëm, që i përket hapësirës kohore nga 2021 deri në vitin 2027, ka gjasa të kalojë në krizë teksa diplomatët dhe zyrtarët përpiqen të nënshkruajnë paketën në muajt e ardhshëm.

Gjermania, Hollanda, Austria, Danimarka dhe Suedia janë të vendosura të rebelohen kundër propozimeve dhe kërkojnë që kontributet e vetëm një përqind të të ardhurave kombëtare bruto dhe zbritjet e përhershme duhet të vazhdojnë pas Brexit.

Të ashtuquajturat ” “frugal five”” (Gjermania, Hollanda, Austria, Danimarka dhe Suedia) janë të gjithë kontribues neto në buxhetet e bllokut, domethënë ata paguajnë më shumë sesa iu shpërndahet përsëri.

Britania është shteti i dytë më i madh si kontribuues në buxhetin e BE-së, që do të lërë një gropë të zezë prej 10 mld pound në financat e bllokut.

Eurokratët në nivelin senior kanë paralajmëruar më parë se Brukseli nuk ka një “plan B” për të shtuar hendekun e jashtëzakonshëm të lënë nga Mbretëria e Bashkuar.
Më parë është paralajmëruar se Brukseli nuk ka një “plan B” për të shtuar hendekun e jashtëzakonshëm të lënë nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas një zëdhënësi, Komisioni Europian ende nuk ka llogaritur zyrtarisht rritjen e kontributeve neto të vendeve anëtare.

Ai shtoi se pesë vendet me zbritje në kontribute “po paguanin një pjesë më të ulët të të ardhurave të tyre në buxhetin e BE-së sesa vendet e tjera anëtare, pavarësisht se ishin ndër tetë vendet e para të BE për sa i përket prosperitetit relativ”.

Sipas planeve, Franca përballet me një rritje më pak të theksuar në kontributet e saj neto, duke shkuar nga rreth 6.4 paund në vitin 2020 në 8.6 miliardë paund në 2027.

Franca gjithashtu do të përfitonte sërish zbritje, sepse Parisi është e detyruar të paguajë faturën përmes të ashtuquajturit “mekanizëm korrigjimi”, i ngritur nga Margaret Thatcher për të kufizuar subvencionet bujqësore në Mbretërinë e Bashkuar në BE 35 vjet më parë.
Si një shenjë e një beteje të mëtejshme për pushtet midis Parisit dhe Berlinit, zonja Merkel tha që Gjermania do të bllokojë çdo marrëveshje buxhetore që nuk përmban zbritjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë