Nga Gazeta Si- Ndërsa sezoni i dimrit 2025 përparon, viruse të ndryshme respiratore po bëjnë ‘xhiron’ në të gjithë vendin. Epidemiologët thonë se jemi pranë pikut të rasteve që pritet në javën e tretë dhe të katërt të janarit.
Gripi mbetet një nga infeksionet virale më të zakonshme, me simptoma të tilla si temperaturë e lartë e papritur, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje koke, kollë dhe lodhje.
Me rihapjen e shkollave, si gjithmonë, ka një rritje të infeksioneve, sidomos nga viruset e gripit si H1N1, H3N2 dhe gripi i tipit B, si dhe konstatohen edhe viruse sinciciale dhe rinoviruse.
Ekspertët konstatojnë se rastet e rënda në spital kanë si shkak bashkëjetesën e disa viruseve të frymëmarrjes si A/H1N1 dhe virusi respirator sincicial, të cilat shkaktojnë komplikacione në mushkëri.
Si trajtohet gripi?
Mjekët epidemiologë thonë se antibiotiku bazë nuk është i nevojshëm pasi gripi është një infeksion viral.
Sipas tyre, i vetmi rast ku ka nevojë për antibiotikun bazë është kur ka një mbivendosje të gripit dhe infeksionit bakterial. Por për ta vërtetuar, pacienti duhet të ekzaminohet.
Simptomat (dhe sa kohë zgjasin)
Simptomat e gripit të vitit 2025 janë pak më të gjata, por gjithmonë varet nga personi. Epidemiologët thonë se nëse pacienti është i vaksinuar, simptomat do të zgjasin më pak dhe do të jenë më pak të rënda.
Në përgjithësi koha varet shumë nga sistemi imunitar i personit, si reagon nëse është i vaksinuar, i moshuar apo ka patologji të tjera.
Mesatarisht simptomat zgjasin 5-7 ditë.
Ato kryesore janë dhimbja e kokës dhe temperatura e lartë, e para mund të zgjasë deri në tre ditë dhe e dyta mund të zgjasë edhe deri në 39, veçanërisht nëse një person nuk është i vaksinuar. Më pas kollë, hundë të mbytur, dhimbje muskujsh dhe kyçesh.
Tek fëmijët, megjithatë, temperatura e lartë zgjat më pak dhe dhimbjet e kokës janë më të rralla.
Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV)
Ky virus prek kryesisht foshnjat dhe fëmijët e vegjël, duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, kollë, ethe dhe humbje oreksi.
Sipas të dhënave më të fundit nga ISHP, viruset e mëposhtëm aktualisht qarkullojnë gjerësisht:
Gripi sezonal (shtamet A/H1N1 dhe A/H3N2)
Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV)
Metapneumovirus i njeriut (HMPV)
Rinoviruset
Koronaviruset sezonale
Karakteristikat kryesore përfshijnë:
Simptoma më intensive se shtamet tipike të gripit sezonal
Temperatura e lartë (39-40°C) e cila mund të vazhdojë deri në 5 ditë
Transmetim i shpejtë, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.