Nga Gazeta Si- Gati 500 mijë pula kanë ngordhur brenda një muaji nga gripi i shpendëve që ka prekur dy ferma në Durrës dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë, pulat e ngordhura janë asgjësuar, por pa dhënë metodën e asgjësimit e as vendin ku janë asgjësuar.
Në njoftim thuhet se eleminimi dhe asgjësimi është bërë me një nga metodat bazuar në aktet ligjore por ka specifikuar se cila mënyrë është përdorur këtë radhë.
Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe një fermë tjetër.
Kjo situatë ka sjellë dhe rritje të çmimit të vezëve me 25%, 50-70 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.