Shendet

Gripi gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë autizëm? Studiuesit janë të dyzuar

Pavarësisht përparimeve që janë bërë në njohjen e autizmit, ku disa ekspertë nuk e cilësojnë si një sëmundje por si një grup simptomash që ndryshojnë në lloj dhe në ashpërsi, ende ka shumë aspekte për të zbuluar. Kjo përfshin shkaqet themelore që kontribuojnë në autizëm ose rrisin gjasat e shfaqjes së tij, megjithëse kërkimet aktuale kryesisht tregojnë për një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Një faktor i tillë është infeksioni gjatë shtatzënisë, siç është gripi, i cili ka qenë fokusi i studimeve të gjera si te modelet e kafshëve ashtu edhe te njerëzit.

Ndërsa kjo lidhje mund të mos jetë domosdoshmërisht shkakësore, që do të thotë se gripi gjatë shtatzënisë nuk garanton që një fëmijë zhvillon autizëm, hulumtimet tregojnë se infeksione të tilla mund të jenë një faktor kontribues.

A çon gripi gjatë shtatzënisë në autizëm?

“Puna jonë sugjeron që gratë shtatzëna që kanë episode gripi janë të gjitha në rrezik më të lartë për të lindur fëmijë me autizëm”, thotë Dr Ian Lipkin, drejtor i Qendrës për Infeksion dhe Imunitet në Universitetin e Kolumbisë.

Lipkin është autori i një studimi që hulumtoi lidhjen e mundshme midis marrjes së gripit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut të autizmit tek fëmijët.

Studimi u fokusua në rastet e gripit të konfirmuara nga laboratori, në vend që të mbështetej vetëm në përgjigjet e anketës ose të dhënave mjekësore dhe gjeti disa prova të rritjes së rrezikut të autizmit kur gripi i diagnostikuar me laborator shoqërohej me simptoma të rënda.

“Asgjë nga këto nuk është tmerrësisht befasuese,” tha Lipkin, duke sqaruar se ndërsa u thuhet grave që të mos marrin ilaçe të caktuara gjatë shtatzanisë apo të mos pinë duhan, “pse të habitemi që një faktor tjetër mjedisor mund të jetë i rëndësishëm në zhvillimin e fetusit”.

Autorët thanë se nëse infeksionet kontribuojnë në një rrezik të shtuar të autizmit, kjo mund të mos jetë për shkak të vetë virusit por më tepër mund të jetë nga reagimi i sistemit imunitar të nënës dhe inflamacionit që ai shkaktoi.

Pse infeksionet në shtatzëni mund të çojnë në autizëm?

Për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh me fetusin kur nëna merr një infeksion që çon në autizëm, studiuesit kanë studiuar modelet e kafshëve.

Studiuesja Irene Sanchez Martin kohët e fundit prezantoi gjetjet nga studimi i saj i vazhdueshëm me kafshët që shikon se si inflamacioni gjatë shtatzënisë mund të kontribuojë në çrregullimet neurozhvillimore te fëmijët.

Hulumtimi i saj u krye në modele minjsh dhe zbuloi se aktivizimi i imunitetit të nënës gjatë shtatzënisë është i lidhur me rezultate të sjelljes të ngjashme me atë që mund të përkthehet si autizëm tek fëmijët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë