Nga Gazeta Si – Situata epidemiologjike në vend është drejt përmirësimit, sipas Institutit të Shëndetit Publik.
Artan Simaku thotë për mediat se është e njëjta situatë si në shumë vite të mëparshme që piku i qarkullimit në vend të arrihet në fund të muajit Janar dhe në fillim të muajit Shkurt, por “theksojmë se jemi shumë larg pragut epidemik. Madje ka filluar që nga java e kaluar një trend në rënie i numrit të infeksioneve respiratorë”.

Simaku shpjegon se në Janar piku arriti në 17 mijë raste, ndërsa aktualisht janë 16 mijë raste. Pra, ka filluar rënia dhe kështu parashikohet në javët në vijim.
Specialisti i ISHP tregon se aktualisht ka një bashkë qarkullim të virusit të gripit të Tipit A dhe Covid-19.
“Edhe në Shqipëri, si në gjithë kontinentin europian qarkullojnë dy viruse të gripit, ai i tipit A dhe tipit B, por me mbizotërim të theksuar të tipit A. Të gjitha grupmoshat janë të prekura nga gripi, por kryesisht ajo pediatrike 0-14 vjeç dhe personat mbi 65 vjeç që kanë dhe sëmundjet shoqëruese”.
Sipas specialistëve, shmangia e ambienteve të mbyllura, një higjienë sa më e mirë dhe përdorimi i maskës nga personat e infektuar mbeten tepër të rëndësishme.
Më herët ekspertët kanë bërë thirrje për vaksinim për t’u mbrojtur nga gripi dhe viruset.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.