Kombetarja

Grima para Polonisë: Do tentojmë surprizën, mund të kishim më shumë pikë

Gazeta Si – Shqipëria në futboll për femra luan nesër ndeshjen me Poloninë, kualifikuese për Botërorin ‘Australi–Zelandë e Re 2023’. Kjo ndeshje luhet nesvr në ‘Elbasan Arena’, pastaj vjen Norvegjia në transfertë. Trajneri Armir Grima doli në konferencë shtypi, ku përveç ndeshjes komentoi edhe gjithë edicionin.

“Na presin dy ndeshje të vështira, por shpresojmë të përfaqësohemi në mënyrën më të mirë. Uroj që lojtarët të jenë në formën më të mirë fizike. Ka pasur problematika me dëmtimet, mendojmë se pesha kryesore do përballohet nga futbollistet e Vllaznisë.

Rekordi 10 pikë në kualifikuese? Na mungojnë të paktën edhe 2 pikë nga ndeshja me Kosovën në Elbasan. Megjithatë, është një arritje. Kombëtarja e femrave të jetë një lokomotivë për futbollin e femrave në Shqipëri. Po ecim mire dhe mendoj se jemi një shembull i mirë për të gjitha vajzat e tjera të kampionatit shqiptar.

Jemi të detyruar të provojmë alternativa të reja, sepse kemi dëmtime. Vazhdimisht janë bërë seleksionime, vajzat ndiqen në çdo ndeshje të kampionatit shqiptar. Me Poloninë do tentojmë të bëjmë ndonjë surprizë në rezultat dhe të vazhdojmë lojërat e mira. Besoj se do dalim me kokën lart nga fusha.

Kemi një plan afatgjatë, pasi deri në shtatorin tjetër nuk ka eliminatore. Kemi në plan seleksionime, ndeshje miqësore, faza përgatitore. Për sezonin e ardhshëm po punojmë të afrojmë vajza të tjera pranë ekipit kombëtar. Shpresojmë që qeveria të mos bëhet pengesë për pajisjen me pasaporta. Mund të kemi gati 2 vite që presim të bëhen disa pasaporta” – tha Grima mes të tjerash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë