Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri ditën e sotme për grevën e paralajmëruar nga pedagogët nëse qeveria nuk plotëson kërkesën e tyre për rritje page.
Gjatë një inaugurimi të një shkolle në Qesarakë Rama tha se “grevë urie bëjnë ato që janë të pa fe, pa flamur, pa din dhe pa iman”.
Ai shtoi se grevë urie po bëjnë një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si.
“Grevë urie nuk bëjnë prindërit e mësuesve të cilët “me siguri shumica i kanë të ardhurat më pak se SHIK-si që urdhrat i merr nga foltorja e baltës”.
Rama tha se rritjen më të madhe të pagës e kanë pasur pedagogët.
“Si mundet një misionar i arsimit të deklarohet publikisht se nuk ia vlen të jesh pedagog? Ai s’mund të jetë më pedagog, por përfitojnë nga autonomia sepse dikush që deklaron se nuk ia vlen të jesh pedagog nuk e meriton të jetë më pedagog por është autonomia jo e drejta jonë që t’u tregojmë vendin”, tha Rama.
Sipas tij, shumica e pedagogëve nuk janë këta se nëse do ishin shumica si këta do ishim në alarm, shumë më të madh se inflacioni i luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.