Dy ditë nga publikimi i platformës “Alibeaj” , deputetja e qarkut Shkodër, Greta Bardeli, ka deklaruar se nuk e ka firmosur atë dokument
“Është e qartë që firmë nga ana ime nuk ka dhe nuk ka patur përsa kohë nuk përputhet me qëndrimin tim që tashmë është publik. Deklarata është publike në FB tim drejtuar demokratëve dhe bashkëqytetarëve në Shkodër.
Pēr më tej kërkoj sa mē parë mbledhje të grupit parlamentar të PD për tu dëgjuar qëndrimi im dhe i gjithë kolegeve tanë pa përjashtim!”, shkruan ajo.
Më herët, Badeli ka kërkuar që dokumenti i propozuar nga Alibeaj duhet të mbështetej ose jo me votë përmes një votimi të fshehtē nga tē gjithë deputetët e PD.
“Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë përjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!
Cdo draft propozim përfshirë edhe i sotmi duhet të siguroj pa dallim dhe qëndrimet përkatëse të çdo deputeti të Partisë Demokratike”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.