Greqia ka shtyrë masat kufizuese për shqiptarët deri në 21 janar.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka publikuar kufizimet që do jenë në fuqi deri më 21 janar për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Për qytetarët shqiptarë janë në fuqi këto masa:
Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdojë të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare.
Autobusët, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nënë Tereza dhe El. Venizelos.
Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptarë që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite.
Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke.
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre.
Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00. Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri në 750 veta ndërsa Kapshtica do të jetë e mbyllur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




