Gazeta Si – Parlamenti grek ka miratuar një reformë në ligjin e punës që ka ngjallur shumë diskutime ditët e fundit, duke çuar në dy greva të përgjithshme.
Një nga masat më të kritikuara, si nga opozita, ashtu edhe nga sindikatat zgjat orët shtesë për të lejuar punën deri në 13 orë në ditë në sektorin privat.
Qeveria e qendrës së djathtë e Kyriakos Mitsotakis, argumenton se reforma është e nevojshme për t’i bërë rregullat e tregut të punës më fleksibël dhe për të zbutur efektet e krizës demografike.
Miratimi i reformës pritej, pasi Demokracia e Re, partia e Mitsotakis, kontrollon e vetme shumicën e parlamentit me 300 vende.
Kishte 158 vota pro dhe 109 kundër, ndërsa Syriza, partia kryesore e krahut të majtë të opozitës në Greqi, abstenoi.
Aktualisht, një ditë tipike pune në Greqi është tetë ose nëntë orë. Ligjet tashmë lejojnë tre orë punë jashtë orarit dhe reforma e miratuar do të shtojë një të katërtën, duke e çuar totalin në 13 orë punë në ditë.
Ligji, i cili nuk ndryshon orët maksimale javore, specifikon disa kufizime: punëtorët mund të punojnë 13 orë për një maksimum prej tre ditësh në muaj dhe një maksimum prej 150 orësh punë jashtë orarit në vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



