Futboll

Greqia kundër tifozëve, policia bastis selitë e ultrasve të tre klubeve më të mëdha

Gazeta Si – Dorë e fortë e policisë greke në ditën e derbit të Athinës mes Olimpiakosit dhe AEK-ut. Pas vdekjes së tifozit 19-vjeçar nga Selaniku, qeveria greke ka reaguar kundër dhunës në stadiume nga grupimet ultras.

Pas vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik, masat kundër dhunës së tifozëve janë kthyer në një prioritet absolut në Athinë dhe në gjithë Greqinë. Alkis Kampanos u rrah barbarisht deri sa humbi jetën në një sherr me tifozë të tjerë më 1 shkurt, afër stadiumit të Arisit, ekipit të zemrës.

Nje seli e tifozëve të Panathinaikosit. Gazeta Si, 14 shkurt 2022

Që në momentin që Greqia vendosi të forcojë ligjet për të luftuar dhunën në eventet sportive, janë bërë hetime, kontrolle dhe bastisje gjatë ditëve të fundit në selitë e disa grupimeve ultras (sot luhet derbi Olimpiakos-AEK).

Ka pasur më shumë se 15 operacione blitz në klubet e Olimpiakosit, Panathinaikosit dhe AEK-ut. Policia ka bastisur vendet ku qëndrojnë tifozët ultras të klubeve më të mëdha të Athinës. Kontrolle janë bërë në Nea Ionia, Galatsi, Aspropyrgos, Megara, Markopoulos dhe Lavrio.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë