Analize

Greqia do të jetë e “gjunjëzuar” nga borxhet edhe për vitet që do të vijnë

Marrëveshja e re e BE-së për lehtësimit të borxhit për Greqinë duket se është projektuar për ta mbajtur vendin totalisht nën kontroll, duke eleminuar mundësinë që Athina të marrrë të tjera borxhe në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të mos paguajë asnjë qinndarkë, siç ka bërnë të kaluarrën. Nga ana tjetër, kjo marrëveshje mbivendosot në mënyrë të pakëndshme ndaj udhëheqjes politike të vendit, pasi e vë qeverinë e ardhshme në përgjegjësi të gjithçkaje në syte e publikut, edhe pse në fakt ajo nuk do të ketë asgjë konktrete në dorë.

Marrëveshja e nxitur nga Eurogrupi, i cili përfshin ministrat e financave të eurozonës, shtyn edhe për 10 vjet afatin e shlyqerjes së 130.9 miliardë eurove (152.4 miliardë dollarë) nga kreditë e vjetra që janë dhënë për Athinën, të cilat përbëjnë rreth 40 përqind të borxhit total të Greqisë. Ato kanë tashmë 30 vjet afat, por sipas marrëveshjes së re, eurogrupi do të shlyejë në emër të Greqisë pagesat e interesit për një dekadë. Përveç kësaj, Greqia merr 15 miliardë euro në fonde, që mund t’i përdorë për të shlyer borxhin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, 2.6 miliardë euro prej të cilit, duhet ta paguajë deri në fund të vitit 2019.

Kjo shkon përtej asaj që pritej, duke marrë parasysh qëndrimin e Gjermanisë për borxhin. Shtyrja e borxheve është e kushtëzuar nga një program i gjërë i masave të ashpra ekonomike dhe qeverisëse, të cilat do të kontrollohen nga kreditorët nëpërmjet inspektimeve tremujore. Me fjalë të tjera, dalja e vendit nga programi i shpëtimit është pothuajse e pamundur. Prandaj, është e lehtë që rivalët politikë të kryeministrit Alexis Tsipras të pohojnë se Greqia nuk fiton shumë nga marrëveshja dhe se nuk është me të vërtetë një derë “shpëtimi”. Costis Hatzidakis, nënkryetar i partisë opozitare Demokracia e Re u shfaq mjaft i shqetësuar rreth kushteve të reja. Sipas tij, marrëveshja e re e kishte vendosur Greqisë si një peshk në tigan, deri në vitin 2022, duke i dhënë para të mjaftueshme për të paguar borxhin, por duke i ndaluar të marrë hua privatisht.

Kjo i përshtatet vlerësimit të fundit të një grupi ekonomistësh evropianë të udhëhequr nga Jeromin Zettelmeyer, drejtori i Institutit Peterson i Ekonomisë Ndërkombëtare.

Ata shkruajnë se: Në skenarin më të mirë, Greqia do të mbajë suficite të larta deri në vitin 2022 ose 2023, por një periudhë më e gjatë e disiplinimit të jashtëzakonshëm fiskal, sikurse planifikohet nga Eurogrupi, nuk ka  gjasa të ndodhë. Deri në fund të viteve 2020, dinamika e borxhit grek do të jetë sërish e paqëndrueshme. Në atë moment, kostot e rivendosjes së qëndrueshmërisë së borxhit do të jenë shumë më të larta se sa janë sot, për shkak se sektori privat do të ketë akumuluar edhe më shumë borxhe, të cilat do të paguhen nga sektori zyrtar evropian.”

Partia Demokracia e Re ka shumë mundësi që të udhëheqë qeverinë e ardhshme, e cila do të zgjidhet në tetor të 2019-ës. Ajo ka udhëhequr sondazhet që nga viti 2016, duke zgjeruar gradualisht kryesimin ndaj Syrizas. Tsipras nga ana tjetër duket se është dorëzuar para humbjes që e pret vitin e ardhshëm dhe po fokusohet kryesisht tek trashëgimia e tij politike. Kjo do të shpjegonte përpjekjet e tij të fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit me Maqedoninë fqinje, e cila është shmangur prej kohësh nga të gjitha qeveritë e mëparshme greke. Arritja e kësaj marrëveshjeje çoi në sugjerime se Tsipras meriton një Çmim Nobel për Paqe, pasi marrëveshja e emrit do të hiqte një pengesë të madhe për anëtarësimin e gjithë ish-Jugosllavisë në Bashkimin Evropian, por kjo nuk ndihmon Tsipras, i cili ka kundër shumicën e grekëve.

Nëse Demokracia e Re fiton dhe konsolidon pushtetin vitin e ardhshëm, do të duhej të ndërmerrte masa të shpejta ekonomike, në mënyrë që të fitojë një farë besimi në publik. Pas gjithë vështirësive që Greqia ka duruar, rritja me rreth 2 për qind në vitet e ardhshme parashikon që situata në vend në 2020-ën të jetë shumë më e renduar se aktualja.

Ironikisht, Demokracia e Re, e cila humbi pushtetin për shkak të Syrizas në vitin 2015, sepse Tsipras premtoi fundin e masave shtrënguese dhe shlyerjen e borxhit, ndodhet tanimë në pozicionin e Syrizas, duke u ankuar për paaftësinë e Tsipras për të ulur vlerën nominale të borxhit. Por nëse qeveria e re do të përpiqet të përballet me borxhin privat të Greqisë për të nxitur investimet, mund të marrë shuplakë të fuqishme dhe të krijojë një krizë të re borxhi për periudhën e ardhshme katërvjeçare parlamentare. Me 320 miliardë euro borxh, perspektiva e Greqisë për t'u zhytur sërish në krizë, është shumë e tmerrshme për BE-në, e cila duket se ka zgjedhur opsionin më të lehtë politik, pa marrrë parrasysh se mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën në të cilën ndodhet Athina./Bloomberg/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë