Gazeta Si – Qeveria e Athinës i ka mohuar gjithmonë akuzat për rikthim të emigrantëve, por një video, e publikuar ekskluzivisht nga gazeta “New York Times”, e mban Greqinë në përgjegjësitë e saj dy ditë para zgjedhjeve.
Pamjet datojnë më 11 prill dhe janë xhiruar nga një aktivist austriak, Fayad Mulla, i cili e ka ndarë me gazetën amerikane.
Imazhet tregojnë emigrantët, duke përfshirë një foshnjë disa muajshe, duke zbritur nga një furgon dhe duke hipur në një varkë të rojws bregdetare, e cila më pas i lejon ata të lëvizin në një varkë shpëtimi.
Emigrantët u gjetën më vonë nga një varkë patrullimi turke dhe tani ndodhen në një kamp refugjatësh në Izmir.
“Ne nuk menduam se do të mbijetonim atë ditë, – tha pwr ‘NYT’ Naima Hassan Aden, 27 vjeçe, nga Somalia, me një fëmijë gjashtë muajsh, – kur na hipën në gomone, e bënë atë pa asnjë copë dhembshurie”.
Gazetarët e “NYT”, arritën të gjurmojnë 11 prej azilkërkuesve që mbetën të humbur atë ditë. Ata vijnë nga Somalia, Eritrea dhe Etiopia. Disa janë ende të veshur me të njëjtat rroba që kishin në video.
Kur u pyet për këtë çështje, qeveria greke preferoi të fshihej pa një koment. Por ditët e fundit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për “Associated Press”, pretendoi politikën e ngurtë të imigracionit dhe premtoi se nëse ai do të rizgjidhej, do ta mbajë atë.
Greqia ka zbatuar plane për të parandaluar hyrjen e emigrantëve dhe azilkërkuesve në vend duke rritur patrullat kufitare tokësore dhe detare dhe duke zgjeruar ndjeshëm gardhin përgjatë kufirit tokësor me Turqinë.
Turqia akuzon rregullisht Athinën për largimin e emigrantëve që tentojnë të arrijnë ilegalisht në Bashkimin Evropian duke u drejtuar në ishujt grekë nga brigjet e afërta turke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



